Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po vazhdon mirëmbajtja e rregullt e rrugëve.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se kompanitë dhe punëtorët janë duke e mbajtur distancën e kërkuar në këtë periudhë të përhapjes së epidemisë së Coronavirusit.

“Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim. Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse”, ka shkruar Abdixhiku.
Njoftimi i plotë i Abdixhikut
Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim.
Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim.
Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta.
Deri atëherë, rrini në shtëpi.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion