Karriera e Kyle Walker në Angli ka mbetur në ajër pasi ai theu rregullat e bllokimit të qeverisë britanike, duke lënë selektorin Gareth Southgate të ‘marrosur’.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester City u detyrua të lëshojë një kërkim-falje të dielën, pasi injoroi masat e vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe bëri një festë seksi me dy prostituta.
Manchester City ka hapur një hetim të brendshëm për lojtarin, me një gjobë e cila pritet të kalojë 200 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, ndëshkimi mund të ishte shumë më i rëndë për sa i përket karrierës së Walker me Anglinë, pasi thuhet se ai nuk do ta vesh kurrë fanellën e Tre Luanëve.
Sipas The Star, Southgate është ‘lënë pa zgjidhje’ nga veprimet e një prej lojtarëve të tij më të vjetër – i cili pati një rol kryesor në ndihmën e skuadrës për të arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2018.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës