Një çift i sapomartuar është bllokuar “pafundësisht” në një muaj mjalti në Maldive pasi përhapja me përmasa të mëdha e koronavirusit detyroi autoritetet në këtë vend të mbyllin aeroportet.
Olivia dhe Raul De Freitas duhet të kalonin 6 ditë në parajsën tokësore të resortit “Cinnamon Velifushi” në Maldive, përpara se të ktheheshin në Afrikën e Jugut, aty ku janë dhe rezidentë.
Ata mbërritën në Maldive më 22 mars dhe duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fund të javës. Por duke parë masat që po merrnin shumë vende kontaktuan me agjentin e tyre turistik përpara se të niseshin për udhëtim.
“Është e pabesueshme që pushimet tona zgjatën më shumë” tha Olivia për The Times duke shtuar se kanë përfituar dhe një ulje bujare nga hoteli, nga tarifa 750 dollarë për një natë që ata kanë zakonisht dhe megjithatë qëndrimi për shumë ditë po ndikon në kursimet e tyre./expres/
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...