Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka vizituar banorëte shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës.
Vizita e Veselit në këto fshatra, u bë me kërkesë të banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës.
Kreu i PDK-së për disa orë vizitoi fshatin Bistricë ku ka takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistrisë dhe Kushtovë të Komunhës së Leposaviçit, ku më pas qëndroi edhe në komunën e Zveçanit ku takoi banorët shqiptarë në Boletin.
Banorët e kësaj zone në veri të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi.
Banorët duke ia adresuar problemet e tyre kreut të PDK-së, thanë se shërbimet shëndetësore i kryejnë në jug të Mitrovicës , ndërsa u ankuan se si pasoj e izolimit që u është bërë këtyre fshatrave, për shkak të mbrojtjes nga COVID-19, po u vështirësohet jeta.
“Na e kanë qit një farë kufizimi që nuk është i nevojshëm. Pavarësisht që izolohet një komunë a një fshat, rruga magjistrale duhet me kanë e lëvizshme. Sepse ne banorët e tri fshatrave në komunën e Leposavizit, si furnizimin me ushqim, dhe shëndetin mjekësor e kryejmë në jug të Mitrrovicës”, u shpreh njëri nga banorët.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit dhe komuna nuk merret fare me ne”, shtoi ai.
Një banorë i moshuar u shpreh se ndjehet i harruar nga qeveria e Kosovës.
“Mos me na harru qeveria e Kosovës, ne jemi kosovarë e jo të Serbisë”, tha ai.
Në anën tjetër, Veseli tha se këto fshatra janë pjesë e Kosovës dhe se banorët nuk kanë nevojë të respektojnë vendimet e Serbisë për karantinim.
“Arsyeja edhe pse kam ardh në këto momente të cilat nuk janë shumë të lehta, e di që keni shqetësim, ka pak edhe frike, edhe këto vendime të cilat e kanë konfuzion shumë qytetarin tonë, këto komuna të cilat janë me shumicë serbe por në Republikën e Kosovës. Ju e dini, si gjithmonë kjo është Kosovë, s’keni nevojë me pyet asnjëherë asnjë vendim të Serbisë. Na e ka pshtjell pak edhe qeveria jonë, për faktin se vendimet duhet mi marrë na e jo qeveria e Serbisë, përfshi edhe karantinimin, por edhe ballafaqimin me çdo pandemi, por edhe situatën emergjente të cilën e ka”, u shpreh Veseli para banorëve.
Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre fshatrave të mos largohen, pasi do t’a kenë përkrahjen e institucioneve të Kosovës.
“Unë ju kisha lut me qëndru, kena me ju ndihmua në çdo aspekt, qysh jemi na edhe ju. Sa te mundemi me kalu bashkërisht”, u shpreh Veseli./arbresh.info
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...