Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do të zhvillohen në grupe të vogla me jo më shumë se 4-5 lojtarë. Në fakt, bavarezët nuk janë të parët që e kanë marrë këtë vendim. Disa ekipe gjermane tashmë janë në fushë, por sigurisht duke zbatuar disa masa për ndaljen e përhapjes së COVID-19.
Kampionati gjerman duket se do të jetë i pari që do të rinisë në Europë. Në takimin midis 36 skuadrave të Bundesligës (e parë dhe e dytë), slogani ishte i qartë: “Ne duhet të përfundojmë turneun, edhe nëse ndeshjet do të duhet të luhen me dyer të mbyllura.”
Gjermania është i vetmi vend që punon me një kalendar tashmë specifik, me data, afate, me planifikim të finales së Kupës, etj.. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë autoritetet shndetësore të qeverisë federale gjermane. Më 17 prill do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinisjen e kampionatit.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron