Gjenoma e koronavirusit SARS-CoV-2, që shkakton CoVid-19, është pothuajse e pandryshueshme. Sipas studimeve të fundit të realizuara mbi gjenomen e virusit pandemik të marrë nga pacientët e sëmurë, rezulton se nuk po pëson mutacione domethënëse. Ky është lajm i mirë, pasi e shpjeguar ndryshe, do të thotë se kur vaksina të jetë gati, mund të jetë efikase për shume vite.
Normalisht, shpjegojnë shkencëtarët, viruset pësojnë mutacione me kalimin e kohës, pasi riplikohen në mënyrë imperfekte në qelizat e mbartësit, por duket se koronavirusi i sotëm, që nga nisja e pandemisë e deri tani, ka pësuar vetëm një mutacion shumë të vogël.
Shkencëtarët italianë dhe ata amerikanë që kanë kryer studimet deri më tani, thonë se në krahasim me virusin në pacientë kinezë, aty ku lindi epidemia, dhe në pacientët respektivë italianë e amerikanë, është pothuajse i pandryshueshëm. Pra gjeneza e kampioneve të ndryshme është afërisht e njëjta, dhe në thelb konfirmohet që virusi është i pandryshueshëm me atë të origjinës kineze.
Sipas gjenetistit molekular Peter Thielen, të Universitetit John Hopkins, kjo do të thotë se do të mjaftojë një vaksinë për t’u mbrojtur nga ky virus, dhe jo nga një vaksinë çdo vit, siç ndodh rregullisht për gripin dhe viruset stinore./tvklan.al/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund