Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale për 38 Komunat e Kosovës dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, Komuna e Mitrovicës është përfituese e Grantit të Performancës Komunale në vlerë prej 346,427€.
Ky vlerësim është bërë nga MAPL në bashkëpunim me Qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunat që performojnë mirë në qeverisjen demokratike, në menaxhimin komunal dhe në ofrimin e shërbimeve, transmeton arbresh.info
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar MAPL-në, DEMOS-in dhe organizatat tjera të përfshira në këtë projekt për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës, dhe në të njëjtën kohë potencoi se vlerësimi i bërë për komunën tonë është motivim shtesë për përmirësimin e mëtutjeshëm të mirëqenies sociale të qytetarëve si dhe performancës në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe transparencës./arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...