Dy anëtarë të familjes Kennedy janë zhdukur pasi kishin dalë me barkë në Gjirin Chesapeake, bën të ditur zëdhënësi i familjes.
Mbesa e Robert F. Kennedy, Maeve Kennedy McKean dhe djali i saj tetë vjeçar, Gideon, u panë për herë të fundit pasi nxorën një kanotazh në ujë para se të humbnin, transmeton portali arbresh.info.

“Në këtë kohë familja jonë kërkon intimitet dhe që të gjithë t’i mbajnë Maeve dhe Gideon në lutjet e tyre”, thuhet në deklaratë nga një zëdhënës i familjes.
Nënë e bir së fundmi u panë duke lundruar disa milje tej bregut rreth orës 16:30 të enjten, sipas policisë.
David McKean konfirmoi zhdukjen e gruas dhe të birit për Washington Post./arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë