Më shumë se 10 persona janë duke pritur sot rezultatet e testeve të bëra, për ta kuptuar nëse janë të prekur me koronavirus, raporton “Zëri.info”.
Nga Klinika Infektive është bërë e ditur se për shkak të dyshimeve se mund të jenë të prekur me COVID-10, disa personave ju kanë marrë mostrat. Rezultatet e analizave të tyre pritet të dalin sot.
Ndërsa, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publikë është duke hulumtuar për kontaktet e personave të infektuar.
Tashmë janë duke u hulumtuar edhe kontaktet e një personi të infektuar në Korishë të Prizrenit, për të cilin nuk po dihet burimi i infeksionit.
Deri tani, 126 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, një rast ka gjetur vdekjen ndërsa 10 janë shëruar.
Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publikë kanë apeluar te qytetarët që të mbajnë distancën e higjienën.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron