Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte një nga shtyllat kryesore të propagandës së VV-së gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë.
“Ç’kapja e shtetit nga militantët partiak” dhe “krijimi i kushteve të barabarta për çdonjërin nga qytetarët e Kosovës”, Sherifi thotë se u shndërruan në premtime parësore gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Por, ka thënë se pas ardhjes në pushtet, veprimet e Kurtit nxorën në shesh faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës kishte premtuar.
“Nuk do të zgjerohem të numëroj braktisjet e shumë parimeve mbi të cilat mbështetej kjo forcë politike. Është shkruar mjaft rreth këtyre gjërave. Në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem vetëm në atë se çka konsideron Lëvizja Vetëvendosje me “Ç’kapjen albiniste të shtetit”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.
Sherifi u shpreh po ashtu se asnjë qeveri e mëparshme nuk e nxori aq shpejt fytyrën e vet të vërtetë.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...