Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale ka parashtruar propozime për lëshim të urdhrave ndëshkues në lartësi prej 2000 euro për gjithsej 44 persona të cilët e kanë shkelur orën policore në Shkup dhe një person që nuk e ka respektuar vetizolimin e detyrueshëm.
Njëri nga të akuzuarit nuk e ka respektuar Urdhrin për vetizolim të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve, si masë për parandalim dhe përhapje të sëmundjes infektive Kovid-19.
Të gjithë 44 personat nuk u janë përmbajtur Vendimit për ndalesë dhe regjin të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut, gjegjësisht gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup pa poseduar leje për lëvizje, informojnë nga PTHP-ja.
Për të gjithë të akuzuarit, prokurorët publikë i kanë propozuar Gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 gjoba ditore, me ç’rast lartësia e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...