Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 78 milionë denarë për organizim dhe rikonstruktim të hapësirës publike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim sigurimin e funksionimit më efikas dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, dërgimin dhe transportimin e pacientëve të sëmurë nga coronavirusi dhe funksionim të pandërprerë të klinikave të tjera në Qendrën Klinike në kushte të vëllimit të rritur të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Sipas Nenit 2 nga ky Dekret, pjesëmarrja financiare e Qeverisë është për shpenzime për rekonstruktim të rrugëve dhe trotuareve, hapjen e hyrjeve të reja, ndarjen e komunikacionit automobilistik dhe këmbësorëve dhe lëvizje të pandërprerë të automjeteve dhe automjeteve të Ndihmës së Shpejtë, mjekët dhe pacientët e klinikës, si dhe pastrimin e hapësirave publike në hapësirën e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” Shkup, informojnë nga qeveria.
Mjetet e përcaktuara me këtë dekret Ministria e Financave do t’ia transferojë Bashkisë së Shkupit, i cili e realizon rekonstruktimin e hapësirave publike në këtë hapësirë./telegrafi
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...