Kur Jennifer dhe Brad Pitt shtrënguan duart në prapaskenat e SAG Awards, le të themi që nuk qenë të paktë njerëzit që shpresuan për një ribashkim të tyre. Megjithatë duket se tabloidi amerikan Star Magazine e kaloi fantazinë në të tjera nivele.
Star Magazine pretendon se ish-partnerët janë takuar këto muajt e fundit fshehurazi në rezidencën e Brad Pitt në Los Angeles dhe po planifikojnë të martohen në Mexico dhe kanë në plan të birësojnë një fëmijë.
Lajmi, që dukshëm është i rremë, përfshiu edhe detaje të çuditshme, si për shembull që Justin Theroux, ish-partneri i Jennifer Aniston, ishte pjesë e listës së dasmës. Star shtoi, “Ata duan një jetë romantike dhe të bukur. Tema e dasmës do të jetë diçka shpirtërore.”
Një ribashkim i tyre dhe aq më tepër plane për dasmë dhe fëmijë nuk janë konfirmuar nga burime serioze ose përfaqësues të aktorëve.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...