Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kopje e zbehtë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Albin Kurti po mundohet ta luaj rolin e Thaçit. Është vetëm një kopje e zbehtë e Thaçit. E keni pa në Kuvend, 90% të fjalimeve kanë qenë për Thaçin edhe pse ata janë deputetë”, është shprehur Limaj.
Tutje, Limaj tha se këta të dy, nuk mund të jetojnë pa njëri tjetrin në skenën politike.
“Këta të dy, Albin Kurti e Hashim Thaçi, nuk mund të jetojnë në skenën politike pa njëri-tjetrin”, ka thënë Limajnë emisionin Pressing të T7.
Gjithashtu, Limaj tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 61 vota, mund ta formojë qeverinë.
“Nëse LDK’ja e ka kryeministrin dhe mund t’i mbledhë 61 vota, pse jo. Varet shumë nga kandidati për kryeministër. Mund të formohet qeveria”, shtoi Limaj.
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...