Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka festuar ditëlindjen. Ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e ka gjetur të izoluar brenda katër mureve të shtëpisë.
Në një intervistë për “News24” Eneda ka treguar si e ka kaluar këtë ditë. Në mëngjes ka marrë shumë urime nga miqtë, të afërmit, kolegët dhe fansat ndërsa gjatë ditës e ëma i ka përgatitur një kek me arra.
“Për mua është një ditë e bukur në këtë ditë të vështira. Mami në orën 12;00 më bëri një kek me arra dhe me fruta të thata si qëmoti. Sot në mëngjes u zgjova me qindra mesazhe, të afërm, kolegë, fansa. Mbi të gjitha qenë një video nga miqtë, një nga dhuratat më të bukura gjatë viteve të fundit. Lulet mi sollën pikërisht këta miq dhe shokë. E nxorrën nga dheu, theva rregullat dhe shkova tek shkallët, me doreza dhe maskë”, ka treguar kengetarja.
https://www.instagram.com/tv/B-XGDmSgJYB/?utm_source=ig_web_copy_link
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë