Drake ka publikuar për here të parë foto të djalit të tij, që tashmë është 2 vjeç, Adonis Graham.
Reperi kanadez i ndau këtë foto të djalit, së bashku me disa foto të pjestarëve të tjerë familjes dhe bashkangjitur me to shkruan një mesazh sensibilizimi për këtë kohë të vështirë që të gjithë po kalojmë.
“Ajo që është më e rëndësishme në këto moment është që të lidhemi me dritën tonë të brendshme. Ne e kemi fuqinë që ta bëjmë këtë, na duhet që të lidhemi me njerëzit dhe gjërat që na japin lumturi. Sapo të filloni të mbi mendoni apo të keni frikë, menjëherë çojeni mendjen tek diçka e bukur…E qeshura është ilaçi më i mirë, por edhe e qara mund t’ju ndihmojë. Mos e paragjykoni këtë. Nuk jeni kurrë vetëm, nëse duhet t’ja kujtoni vetes, kërkoni për ndihmë dhe do ju vijë…Duhet të keni besim. Keni një zemër të madhe dhe kjo është dhurata më e mirë që ju është bërë. Nuk mund ta kontrolloni gjithmonë atë që ju rrethon, por fokusohuni tek ajo që doni vërtetë të ndjeni dhe gjithçka do shkojë në rregull. Më mungon familja ime e bukur dhe miqtë e mi, mezi e pres ditën që do të ribashkohemi. Deri atëherë ju lutem mbajini dritat ndezur.”- shkruan Drake ndër të tjera.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...