Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe në konferencë për shtyp paralajmëroi se pranë nesh vjen një periudhë e vështirë në të cilën do të ballafaqohemi me pasojat më të rënda.
“Pranë nesh vjen periudha më e vështirë, periudhë kur në botë numri i të infektuarve do të rritet, do të rritet edhe te ne. Vjen një periudhë kur do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Fiilipçe në konferencën e rregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se sot humbi jetën 31 vjeçar dhe se kjo është dëshmi se virusi nuk kursen asnjë dhe se askush nuk është imun ndaj tij.
“Të gjithë ata që nuk ishin të bindur ndaj rrezikshmërisë nga virusi dhe nga kjo sëmundjen, tani besoj se e kanë të qartë se kjo përbën rrezik serioz. Nuk do të jetë lehtë, dhe për këtë shkak dua t’ju bëj apel të gjithëve të respektojnë rekomandimet, të mos përhapet panik, të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për shkak se suksesi në këtë luftë baret nga secili prej neve”, tha ministri Filipçe.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...