Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Tekniku francez që nga vera e vitit të kaluar është munduar të sjellë Pogba-n në “Santiago Bernabeu”, mirëpo ka vendosur ta pranojë humbjen, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Zidane i ka thënë bordit të harrojnë francezin dhe i ka dhënë dritën e gjelbër për të transferuar 17-vjeçarin, Eduardo Camavinga.

Talenti shihet si ‘Pogba i ri’ dhe zëvendësuesi adekuat për Casemiro-n në të ardhmen e afërt.
Ka spekulime se Pogba është afër për të rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq”, andaj Zidane ka vendosur ta transferojë Camavinga-n, kartoni i të cilit prek shifrën e 80 milionë euro.
Pos tij, Zidane mbetet tejet i interesuar për yllin e Napolit, Fabian Ruiz, kurse në listën e transferimeve ndodhet edhe mesfushori i Ajax, Doony van de Beek./arbresh.info.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...