Italia vazhdon të mbetet një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë, duke u përcjellur më pas nga Spanja, e cila ka një rritje të madhe të numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve nga koronavirusi.
Vetëm gjatë ditës së djeshme ( 27 mars), në Itali kanë humbur betejën më koronavirusin më shumë se 900 persona, transmeton portal arbresh.info
Sipas një raporti të publikuar nga Federata e Mjekëve në Itali, të paktën 44 punonjës shëndetësore në Itali kanë vdekur nga koronavirusi që nga dita e premte, dhe në raport theksohet se numri po rritet me shpejtësi të madhe.
Reuters: Ndihmat e Rusisë për Italinë e zbulojnë dështimin e Bashkimit Europian
Numri i madh i infeksioneve, tani mbi 80,000 në të gjithë vendin, ka mposhtur spitalet veçanërisht në rajonin e Lombardisë. Më shumë se 8,000 njerëz kanë vdekur në Itali.
Punëtorët shëndetësorë në të gjithë vendin kanë publikuar selfie, duke shfaqur shenjat e mavijosura për shkak të maskave dhe pasijeve mbrojtëse personale që u duhen për të mbrojtur veten.
Deri me tani, Italia ka marrë ndihmë nga mjekët kubanezë dhe Rusia, e cila ka ndihmuar edhe personel mjekësor dhe paisje mjekësore./arbresh.info/
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...