Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nga 33 mostrat nga kjo komunë, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuar negative me Covid-19.
Sipas Hazirit, lajmi tjetër i mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar.
“Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat. Vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe lojalitetin në respektim të vendimeve, në luftë me të panjohurën. Faleminderit të gjithëve për angazhimin. E lusim Zotin që 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi sa më shpejtë të shërohen”, shkroi Haziri.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin