Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO, si anëtarja e 30-të.
Zëdhënësja e DASH Morgan Ortagus, përmes një video-mesazhi thotë se Maqedonia e Veriut ka treguar përkushtim në rrugën euroatlantike..
“Sot mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtarja e 30-të në Aleancën e NATO-s. Urojmë qytetarët për këtë moment të rëndësishëm. Maqedonia e Veriut ka treguar qartë përkushtimin e saj për vlerat tona. Maqedonia e Veriut ka kontribuar me thuajse 4 mijë ushtarë në operacione të ndryshme të NATO-s prej vitit 2002. Këto trupa kanë luftuar së bashku me ata amerikan në Irak dhe Afganistan për mposhtjen e kalifatit të ISIS”, thotë Morgan Ortagus.
Ajo më tej shton se SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Maqedoninë e Veriut në fushën e sigurisë.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...