Askush për momentin nuk mund të lërë Napolin për të udhëtuar drejt vendit të tij të origjinës. Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur me Juventusin dhe Interin dy klube që kanë lejuar lojtarët e tyre të huaj të largohen drejt vendeve të tyre, nga qyteti i Napolit për momentin nuk do të ikë asnjë futbollist. Urdhëri ka qenë i presidentit Aurelio De Laurentiis. Në pritje për t’u sqaruar çështja se kur klubet do të nisin stërvitjen të gjithë lojtarët e skuadrës së kaltër do të qëndrojnë në Napoli.
Vendimi i klubit është bazuar te fakti se një largim në këtë pikë nga qyteti do t’i detyronte futbollistët të qëndronin 14 ditë në izolim në momentin që do të mbrrinin në vendet e tyre dhe 14 dita të tjera në momentin që do të ktheheshin në Napoli. 28 ditë në karantinë për të gjithë lojtarët e huaj do të prishinin planet e trajnerit Gattuso që është në gatishmëri për të rinisur stërvitjen.
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...