Ylli i tenisit, Roger Federer dhe gruaja e tij, Mirka, kanë dhuruar një milion franga zvicerane për të ndihmuar vendin e tij në luftën kundër koronavirusit.
Numri i katër i botës që po shërohet nga një lëndim në gju, ka zbuluar se ai ka vendosur të ndihmojë bashkëatëdhetarët e tij.
Zvicra ka raportuar mbi 10 mijë raste dhe 135 vdekje që nga koha kur virusi vdekjeprurës u përhap në Evropë, pas ardhjes nga Wuhan, nga Kina.
“Këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas”, ka shkruar Federer në Twitter, përcjell lajmi.net.
“Mirka dhe unë personalisht kemi vendosur të dhurojmë një milion franga zvicerane për familjet më të rrezikuar në Zvicër”.
“Kontributi ynë është vetëm një fillim. Shpresojmë që të tjerët të bashkohen për të mbështetur më shumë familjet në nevojë”.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...