Ndalesë për hyrje dhe dalje me transport publik, reduktim ose mbyllje e fabrikave dhe shitoreve, ekip mjekësor shtesë dhe numër më të madh të testeve, do të ketë nga sot në Kumanovë, si pjesë e ashpërsimit të masave që i solli qeveria, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Është shfuqizuar edhe transporti publik hekurudhor dhe ai ndërurban. Qeveria ju rekomandon kompanive me prodhimtari të madhe, ta riadaptojnë punën e tyre me numër të reduktuar të të punësuarve ose të mbyllen plotësisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik janë angazhuar që të ndërmarrin masa më intensive në gjithë rajonin e Kumanovës, pasi një nga pacientët që ndërroi jetë është nga ky qytet, por edhe një numër i të prekurve me coronavirus janë prej atje.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje deklaroi se me këto masa duhet të ndërpriten lëvizjet brenda qytetit dhe të Kumanovës me komunat tjera, me qëllim që të jetë një formë karantine.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë