I dërguari Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkrahur qëndrimin e Aambasadorit amerikan në Kosovë lidhur me seancën e nesërme të Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Reagimi i të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, vjen pasi ambasadori amerikan Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është i kënaqur se Kuvendi nesër do të mbajë një seancë për votë mosbesimi.
Përkrahjen e tij Grenell e ka bërë duke ripostuar në Twitterin deklaratën e ambasadorit Kosnett.

“Jemi të kënaqur të shohim se Kuvendi nesër do të mbajë një seancë për votë mosbesimi. Ashtu siç edhe i thashë sot Kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...