Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër hapjes së negociatave për anëtarësim në këtë union Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Njohësi i rrethanave politike Gazmir Raci e ka quajtur një lajm të mirë për tërë rajonin, si dhe mesazh të qartë për Rusinë.
“Ky është lajm i mirë për gjithë rajonin. Mesazh i qartë për Rusinë e cila në mënyrë shume agresive ju ka qasur rajonit tonë. Ballkani Perëndimor, hiq Serbinë që ka dilema, është tërësisht i orientuar për integrime euro-atlantike. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar edhe më herët çeljen e negociatave, por më mirë vonë se asnjëherë”, tha Raci për arbresh.info.
Tutje analisti pret madje edhe vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ani pse në këtë kohë pandemie thuajse të gjitha shtetet kanë mbyllur kufijtë.
“Tash pritet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndoshta tingëllon pak ironike në kohën kur e gjithë Evropa është izoluar dhe është suspenduar qarkullimi i lirë. Vonesat e vizave janë edhe për fajin e kryeneçësisë së politikanëve kosovar. Kjo po manifestohet edhe këto ditë dhe mund të ketë pasoja fatale për qytetarët”, u shpreh ai.
Raci foli edhe për qeverinë e cila është pranë shpërbërjes për shkak të mocionit të mosbesimit nga partneri i koalicionit, LDK.
“Kosovës i duhet qeveri e shpëtimit kombëtar e cila do ti bënte ballë virusit Covid 19 si dhe do lufton çfarëdo mundësie që në tryezën e dialogut me Serbinë të rihapen prapë temat e rrezikshme të ndarjes etnike të Kosovës. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk duhet të preket në çfarëdo forme diskutimesh në fazën finale të dialogut. Dialogu është kusht për ecjen e Kosovës drejt integrimit në BE sepse e kemi obligim me rastin e nënshkrimit të MSA-së e poashtu edhe Serbia në kapitullin 35 që u pat vendos me insistimin e Kancelares Merkel dhe Gjermanisë”, përfundoi Raci.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi./arbresh.info/
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...