Pavarësisht numrit në rritje të personave të prekur nga koronavirusi, në Shqipëri ka dhe lajme të mira. Deri më tani 10 persona të prekur janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali infektiv i Tiranës.
Lajmin e përcjell Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se 10 pacientë janë shëruar plotësisht.
Postimi:
Lajm i mirë??
10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetë-izoluar për një periudhë 14 ditore.
Faleminderit mjekëve për shërbimin! Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.
Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.
Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.
#BashkëJaDalim
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...