Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të shtyhen

12:08 | 24 Mars 2020
M. A.

Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen për një vit për shkak të pandemisë koronavirus, sipas shefit të anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dick Pound.

Edhe pse dje në mbrëmje e sot në mëngjes u raportua se komiteti olimpik ndërkombëtar ka një muaj kohë për të vendosur përfundimisht lidhur me këtë çështje, duket se shtyrja e tyre është e pashmangshme.

Pas Norvegjisë, Gjermanisë e Kandasë, edhe Australia ka qenë e zëshme në këtë drejtim, me çka besohet t’i kenë bindur drejtuesit e komitetit olimpik ndërkombëtar që t’i shtyejnë lojërat “Tokio 2020” për vitin e ardhshëm, ani pse ende nuk ka konfirmim zyrtar.

“Në bazë të informacionit që ka IOC, është vendosur shtyrja. Parametrat ende nuk janë përcaktuar, por Lojërat nuk do të fillojnë më 24 korrik, me aq sa di unë”, tha Pound për USA Today.

Shpërndaje në rrjete sociale