Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kemi edhe 22 raste infektimi me Koronavirus.
Sipas qyteteve: Shkupi (15), Dibra (4), Kumanova (2) dhe Ohri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 deri në orën 12:00 sot është 136.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus vdiq në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.
Bëhet fjalë për një burrë në moshën 63 vjeçare nga Dibra, i cili ka pësuar një përkeqësim të mprehtë.
Pacienti u shtrua në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 Mars, pa ethe, por u zbulua se ishte i varur nga oksigjeni.
Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq./express/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...