Autoritetet turke kanë konfirmuar se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Turqi ka shkuar në 30 pas regjistrimit të nëntë viktimave të reja.
Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin, Koca, njoftoi përmes rrjetit Tëitter se të gjitha rastet e reja të vdekjeve ishin persona të moshuar.
Më shumë se 20 mijë persona janë testuar deri më tani për koronavirus në këtë vend, ndërsa 289 prej tyre kanë dalë pozitivë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 1236 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ministri Koca bëri thirrje që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe tha: “Ky shtet nuk do të mposhtet nga ky kërcënim”, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Rastet e para të virusit Covid-19 u shënuan në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, kurse sëmundja tash është përhapur në të paktën 169 shtete dhe territore, në bazë të të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Deri më tani, në mbarë botën janë infektuar mbi 328 mijë njerëz, kurse rreth 14 mijë e 500 raste kanë përfunduar në mënyrë fatale. Për më tepër, 95 mijë njerëz tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...