Sulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain është larguar nga karantina për të qenë me nënën e tij, e cila është duke luftuar me kancerin.
32-vjeçari dy ditë pasi i doli testi negativ për Covid-19 u rikthye në Argjentinë, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar vëllai i argjentinasit, Nicola Higuain, i cili përmes një postimi në Facebook zbuloi gjithë të vërtetën.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1135388856807330&set=a.187170854962473&type=3&theater
“Nëna jonë, si shumë njerëz në botë është duke luftuar me kancerin. Këta njerëz nuk iu intereson shëndeti i nënës sime, ata shqetësohen të përmendim fjalën magjike që është Higuain”.
“Vëllai im Gonzalo, udhëtoi me autoritetin e dhënë nga klubi dhe certifikatën se është negativ për Covid-19. Higuain nuk ia mbathi. Arsyeja e vetëm është të jetë me nënën gjatë kësaj situate”.
“Ju lutëm mos përdorni fjalën magjikë në këtë moment delikatë për familjen. Është me mirë të merreni me gjëra më të rëndësishme. Faleminderit”, ishte statusi i vëllait të Gonzalos.
Te Juventus pos Higuain nga Italia janë larguar edhe Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo, pasi tre lojtarët e skuadrës, Paulo Dybala, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë prekur nga koronavirusi./arbresh.info.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...