Liverpool i është bashkuar garës së madhe për shërbimet e mesushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Ruiz është i kërkuar nga Real Madrid dhe Barcelona, por raportimet e fundit kanë zbuluar se edhe “Reds” kanë interesim, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës është i gatshëm të paguajë vlerën e 80 milionë euro aq sa kërkon klubi italian për kartonin e spanjollit.

Mirëpo, problemi kryesor thuhet se është te lojtari ngase ka spekulime se Ruiz i ka premtuar trajnerit të Realit, Zinedine Zidane se do transferohet në “Santiago Bernabeu” në verën e ardhshme.
Nga ana tjetër, “Napolitanët” janë të gatshëm ta shesin 23-vjeçarin sapo të paguhet vlera e 80 milionë euro.
Ruiz iu bashkua Napolit në vitin 2018 nga Real Betis për 30 milionë euro./arbresh.info.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...