Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar së fundmi një video të veçantë të këngës “How to be lonely”.
Kjo këngë, e cila në shqip do të thotë “Si të jesh e vetmuar”, u lansua të premten e javës së kaluar dhe u prit shumë mirë nga publiku, pas parasysh mungesën e saj të gjatë me prurje muzikore, shkruan portali arbresh.info
Por, përveç këngës, Rita solli edhe një videoklip energjik dhe plotë adrenalinë teksa shfaqet në formë të mirë dhe tejet joshëse.
Së fundi Rita në Instagram vendosi të sjell edhe prapaskenat e këngës së fundit ku shkruan “Në prapaskenë, shikojeni videon në Yotube tani dhe më dërgoni videot e juaja duke vallëzuar”.
Kujtojmë që “How to be lonely” është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëkohësisht kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018. /arbresh.info/
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...