Reperja Rina Balaj duket se po e shijon në maksimum lidhjen e saj me reperin Sin Boy.
Në këtë kohë, ku të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi si shkak i gjendjes aktuale ku pandemia COVID-19, ka përfshirë gjithë globin, Rina dhe Sin Boy kanë shkuar buzë detit, shkruan portali arbresh.info
Sin Boy, së fundi ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke u relaksuar buzë detit bashkë me të dashurën e tij Rinën ku po dukej se këtë qetësi po e shijonin në maksimum që të dy.
“Pa medie, pa frikë”, ka shkruar Sin Boy.
Ndryshe, ditë më parë dyshja kanë ndërmarrë masat preventive për infektim me coronavirus, teksa duket se po e shfrytëzojnë edhe si një ndërgjegjësim për fansat e tyre, duke i këshilluar të bëjnë të njëjtën gjë./ arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur