Dy ushtarë turq janë vrarë në një sulm me raketa në qytetin e Idlib të Sirisë, deklaron ministria e mbrojtjes në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në sulmin e së enjtes u plagos edhe një ushtar i tretë, teksa zyrtarët në Turqi pohojnë se ky komplot u krye nga “grupe radikale”.
Lidhur me këtë rast njësitet e artilerisë së Turqisë thuhet të kenë ngritur hakmarrje, ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet.
Sulmi vjen dy javë pasi Turqia dhe Rusia ranë dakord për armëpushim në Idlib, duke ndaluar fushatën ajrore dhe tokësore tre-mujore nga qeveria siriane në provincën e mbajtur nga rebelët.
Konflikti deri më tani vrau qindra njerëz dhe dërgoi një milionë banorë drejt kufirit të Turqisë, gjithashtu rezultoi në përleshje të rralla të drejtëpërdrejta midis ushtrisë turke dhe trupave të qeverisë siriane.
Rapotohet se rreth 60 ushtarë turq janë vrarë në Idlib që nga fillimi i shkurtit.
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...