Më 11 mars, komisioneri i NBA-së Adam Silver pezulloi sezonin 2019/20 pasi Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell testuan pozitivë për koronavirus. Ndërsa Christian Wood më vonë testoi pozitiv, pati shqetësime të mëdha pasi Kevin Durant dhe tre shokët e tij të Brooklyn Nets gjithashtu u prekën nga Covid-19.
Me Los Angeles Lakers që ndeshjen e fundit luajtën me Nets para pezullimit 30-ditësh, basketbollistët më pas u testuan dhe filluan karantinën e tyre 14-ditore.
Rezultatet e testit sapo kanë dalë dhe dy basketbollistë kanë testuar pozitivisht, sipas Shams Charania të Athletic.
Disa prej basketbollistëve të tjerë ende nuk kanë marrë rezultatet, teksa pritet të ndodhë gjatë orëve në vijim.Në bazë të kontakteve që kishin ata me basketbollistët e tjerë të skuadrës pritet që të ketë edhe rezultate tjera pozitive, shkruan GazetaBlic.
Detaje për emrat do të mësohen më vonë.
Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë...
Hesape të paqëruara me Dritën, lajmërohet Avdyli i Celjes
Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri...
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Alb...
E parkoi veturën në trotuar dhe rrezikoi sigurinë e këmbësor...
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...