Vitia si komuna me numrin më të madh të personave të prekur me koronavirus, po ballafaqohet me mungesë të maskave, dorezave dhe ushqimeve.
Në këtë komunë deri në këto momente janë shtatë persona të infektuar nga kjo pandemi, e cila deri tash ka prekur gjithsej 20 persona në gjithë Kosovën.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes telefonit deklaroi se nuk ka ndonjë rast të ri i cili dyshohet se është i prekur nga COVID19. Ai tha se kanë edhe mungesë të furnizimit me ushqim për familje me gjendje më të rëndë sociale.
Haliti theksoi se masat që i kanë ndërmarrë po i respektojnë banorët e Vitisë. Kreu i komunës së Vitisë theksoi se ka mungesë të maskave, dorezave përkundër që vazhdimisht kanë kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore.
Ai shprehet se kësaj komune nuk i nevojitet vullneti vetëm përmes deklaratave, derisa asgjë nuk po ndërmerret për një furnizim më të mirë sidomos për komunat që janë më të prekura.
Komuna e Vitisë është komuna e parë e prekur me pandeminë COVID19.
Një banor 77 vjeçar nga fshati Stubëll, i ardhur nga Italia ishte i prekur, prej të cilit më pas u infektuan edhe familjarët tjerë. Numër ky i cili ka arritur në 7.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...