Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se trafiku ajror për pasagjerë nga sot do të kufizohet plotësisht, si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.
Stefanoviq tha se aeroportet do të punojnë vetëm me leje të posaçme të Qeverisë së Serbisë.
“Po përpiqemi që me kufizimin e trafikut ajror, të ndalojmë ardhjen e të infektuarve të rinj në Serbi. Kjo bëhet me qëllim që t’i jepet kohë e mjaftueshme sistemit tonë shëndetësor për t’u mbrojtur”, tha Stefanoviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se në Serbi do të mund të aterojnë avionë që transportojnë ekspertë, që do të mund t’i ndihmojnë Serbisë. “Të gjithë të tjerët do të duhet të kenë durim”, tha Stefanoviq.
Aktualisht, Serbia ka 97 njerëz të infektuar me koronavirus.
Ditë më parë, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. /REL
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person