Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Qendrës, Fatmir Sfishta, për arbresh.info
Ai ka thënë se gjithë personat e prekur nga kjo epidemi do të karantinohen në konvikte.
“Po, është e vërtetë e kemi marrë sot pasdite një vendim nga Qeveria e Kosovës për shndërrimin e Qendrës së Studentëve dhe konvikteve në karantinë për pacientët potencialisht të prekur nga kjo epidemi”, ka thënë Sfishta.
Por, në këto konvikte kanë mbetur edhe shumë gjëra të studentëve.
E për këtë Sfishta thotë se ato janë të izoluara në vende të sigurta dhe se studentët do t’i marrin ato ashtu siç i kanë lënë
“Gjërat e studentëve janë të sigurta, janë të izoluara dhe nuk ka nevojë të brengosen askush, sepse si I kanë lënë ashtu do t’i gjejnë dhe do t’i marrin pasi që të përfundojë tërë kjo situatë”, ka thënë Sfishta./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin