Qeveria e Kosovës ka marrë masa mbrojtëse kundër virusit korona disa ditë para se të lajmërohet rasti i parë në vend.
Por, opozita sot ka drejtuar kritika në drejtim të tyre, shkruan arbresh.info.
Kryetari i PDK-së në një konferencë për medie ka thënë se masat e marra janë të pamjaftueshme.
Masat që Qeveria ka marrë deri më tash karshi përballjes me pandeminë, për fat të keq, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Dhe, ne jemi të shqetësuar me rolin e qeverisë në këtë situatë, sepse me paaftësinë e saj menaxhuese dhe nënvlerësimin – mund ta përkeqësoj më tutje gjendjen për qytetarët tanë. Mos kontrolli i rreptë i të gjithë atyre që vijnë nga vendet e prekura nga Virusi COVID-19, është gabim fatal. Neglizhenca e Qeverisë për të vepruar menjëherë për vendosjen e tyre në karantinë – përbën rrezik të madh për qytetarë tanë. Mos aplikimi i testeve agresive, për t’i identifikuar të prekurit me virus të ardhur nga vendet me rrezik të lartë, e që do të ndikonte në parandalimin e përhapjes së virusit, është tregues i menaxhimit të keq që po i bëhet kësaj çështjeje”, ka thënë Veseli.
Ndryshe kujtojmë që deri të premten Kosova ishte vendi i vetëm mes shteteve fqinje që nuk ishte prekur nga koronavirusa.
E pasditen e së premtes dy teste dolën pozitive ndërsa ky numër ka shkuar në 19./arbresh.info/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn