Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka konfirmuar se në komunën që udhëheq momentalisht janë rreth 300 persona të ardhur kohëve të fundit nga diaspora.
Shabani nëpërmjet telefonit për Klan Kosova konfirmoi se 60 nga ta janë nga Italia dhe 40 nga ta janë në Restelicë.
“Ka persona në Restelicë që kanë ardhur, jo vetëm aty por edhe në fshatra tjera. Po bëjmë kontrolle me shumë ekipe në terren, jemi në kontakte të vazhdueshme”.
“Të gjithë të ardhurit kanë bërë kontrolle nga vendet që kanë ardhur dhe në kufijtë që kanë kaluar. Deri tani asnjë të dyshuar dhe të konfirmuar me koronavirus”, deklaroi Shabani.
Shabani po ashtu tregoi se nuk kanë më rezerva rreth personelit mjekësorë dhe se ata janë duke punuar me të njëjta doreza dhe maska.
“Nuk kemi rezerva më, personeli po përdorë të njëjta pajisje si maska dhe doreza, jemi të angazhuar në këtë pjesë dhe kemi bërë kërkesë në Qeveri për të marrë gjërat e nevojshme”.
Shabani bëri apel tek të gjithë qytetarët e Dragashit që të respektojnë masat e kërkuara nga Qeveria për të qëndruar në shtëpi dhe të shmangur daljet sa më shumë.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...