Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë po shtohet çdo ditë.
Shfaqja e koroanvirusit në Kosovë bëri që Qeveria të marrë një sërë masash, ndër to duke porositur qytetarët vazhdimisht që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.
Por, natyrisht që në këtë situatë punën me të madhe e bëjnë mjekët, madje duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre.
E, deri në këtë moment asnjë mjek që është duke u marrë me trajtimin e pacientëve nuk është i prekur nga koronavirusi, kështu thotë për arbresh.info, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha.
“Deri në këtë moment asnjë mjek që është duke u merr me trajtimin e pacientëve nuk është i prekur nga koronavirusi. Ne i kemi ekipet mjekësore, ekipet kujdestare në gjendje të gatishmërisë dhe i kemi protokollet e klinikes ku mjeket janë paradite që merren me trajtimin e këtyre rasteve, gjatë kujdestarisë është mjeku i caktuar në këto raste, në dhomën e triaxhimit është mjeku i cili e benë triaxhën e rasteve. Ne Klinika Infektive jemi të gjithë në gatishmëri për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë popullatën e Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik./A.Zeka/arbresh.info/
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...