Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante dhe sipas tij, Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus, e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona.
“Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet. Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje. Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!”, shkruan Haradinaj.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...