Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

07:08 | 16 Mars 2020
M. A.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje nga ora 11.00.

Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale