Kampionati elitar gjerman i futbollit, Bundesliga, pritet që të bëjë rikthimin e hershëm në muajin prill.
Klubet gjermane janë të shqetësuara për situatën e krijuar si pasojë e mbylljes së kampionateve për shkak të koronavirusit, ndaj edhe pritet që ditën e hënë, në Frankfurt, të mblidhen krerët e Bundesliga dhe më tej, për të diskutuar mbi mundësinë që kampionati të rifillojë sa më shpejt, ndoshta që më 12 prill, me dyer të mbyllura.
Fjalia e drejtorit të Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge që tha se nëse sezoni nuk vazhdon humbjet do të jenë të mëdha ishte një alarm që tregon qartë se shumë skuadra nuk e kanë mundësinë ekonomike që pa të drejta tv dhe pa shitjen e biletave, sidomos kategoritë e ulëta, të shlyejnë rrogat dhe më gjërë.
Gjermania ishte ndër kampionatet e fundit në “Top 10” që mbylli aktivitetin.
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...