Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF) ka theksuar se larja e duarve me sapun është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.
Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40% e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.
Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16% të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë./expres/
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...