Kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të gjunjëzohet nga kjo luftë dhe se do të dalim edhe më të fortë.
Në një mesazh për popullin, ku komunikoi masat e reja të marra nga qeveria, Rama tha se “kjo do të jetë jeta jonë në periudhën që kemi përpara. Asgjë tjetër s’bëjmë dot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri të gjithëve së bashku, pa dalluar asnjërin le të bëjmë edhe ne më të mirën e mundshme dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja duke ndihmuar ndihmuar si individë, si familje dhe si popull”.
Por, shtoi Rama, “edhe le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të madhe duke rilidhur shumë fije të këputura vëmendjeje dhe angazhimi nga ato fijet e holla me fëmijët me prindërit tanë. Më e mira do të bëhet dhe në fund fare, çfarëdo çmimi që do të detyrohemi t’i paguajmë kësaj lufte, kësaj të keqe të madhe, kini besim se më të mirë dhe më të fortë do të dalim prej saj si individë, si familje, si popull dhe si vend’.
“Shqipëria nuk do të gjunjëzohet nga kjo luftë dhe më e mira për Shqipërinë është ende për të ardhur, theksoi Rama./ATSH/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit