Me vendim të Qeverisë së Kosovës, Komuna e Vitisë dhe ajo e Klinës janë futur në karantinë prej sonte në mesnatë.
Mediafokus, ka kontaktuar në Stubëll me krijuesin dhe studiuesin e mirënjohur, Sarë Gjergji, i cili është i afërm i personit të prekur me virusin COVID-19.
Ai ka treguar se të gjithë familjarët tjerë ndjehen mirë dhe nuk kanë asnjë shenjë të virusit.
“Personi që është diagnostifikuar me Coronavirus ka ardhur nga Italia dhe i njëjti ka pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore – kronike. Ai është i afërm i imi. Përndryshe, familjarët ku ka qëndruar ai, nuk kanë asnjë shenjë të virusit”, ka thënë Gjergji.
“Sa i përket gjendjes në Stubëll, çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Organet dhe kryesia e fshatit është në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet e Vitisë”, shton ai.
Mesazhi i krijuesit e studiuesit të njohur kosovar, Sarë Gjergji është që të ruhet qetësia, të sillemi konform situatës dhe të zbatohen të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve komunale.
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?