Komuna e Skenderajt ka vendosur që t’i gjobit me 500 euro barnatoret që rrisin çmimet dhe keqpërdorin situatën emergjente që është krijuar në Kosovë për shkak të Koronavirusit.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes facebook-ut ka thënë se “Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave”.
Postimi i plotë:
500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave
Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.
Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.
Në këtë situatë në të cilin gjendemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.
Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?