Edhe pse jemi në një situatë të rënduar epidemiologjike nga frika e përhapjes së Koronavirusit, qytetarët beratas nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur Pranverën.
Beratasit kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave, bahçet e rrugët e qytetit,duke ndezur zjarre të shumta për të festuar Ditën e Verës.
Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë të respektohen nga banorët e Beratit e gjithë Shqipërisë edhe pse të përshtatura me kohët që jetojmë. Pas ndezjes së zjarreve, banorët kalojnë mbi to, duke respektuar një ritual pagan që simbolizon djegien e të këqijave dhe mikëpritjen e një sezoni tjetër më të begatë. Kjo traditë ka shekuj që kryhet në Berat me ndezjen e zjarreve në vigjilje të Ditës së Verës,për të mirëpritur një behar të mbarë.
Edhe pse beratasit nuk do të mund ta festojnë këtë vit Ditën e Verës si çdo vit tjetër, me festime e grumbullime masive në sheshe e restorante, kanë vendosur të paktën të kryejnë ritualin e zjarreve të darkës deri në mesnatë, që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e Pranverës.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...